PS: Berishes i mungon vullneti per zgjidhje

05/02/2010 12:55

Partia Socialiste nuk terhiqet nga qendrimi i saj se zgjidhja e krizes politike mund te arrihet vetem nepermjet transparences se zgjedhjeve.

Duke mbeshtetur dialogun ne tryezen e presidentit, deputeti Blendi Klosi theksoi se hapja e kutive eshte nje element i domosdoshem per te hedhur drite mbi vertetesine e ketyre zgjedhjeve.

“Berisha, dje na provoi me po te njejten gjuhe te politikes se vjeter se atij i mungon vullneti per zgjidhjen e krizes qe ka mberthyer Shqiperine, e cila po paralizon jeten institucionale, po rrenon ekonomine dhe shtetin e se drejtes”, u shpreh Klosi.

Sipas tij, transparenca e zgjedhjeve do te behet me ose pa Berishen, ndersa shtoi se kryeministri nuk mund ta ndaloje dot kete rruge as me forcen e pushtetit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA