Ne procesin e biznesmenit Artan Dulaku, i cili ka paditur kryeministrin e vendit per shpifje, Gjykata e Larte ka marre ne shqyrtim kerkesen e avokateve te biznesmenit per doreheqjen e gjyqtares Mirela Fanes.
Sipas avokatit te Artan Dulakut, familjare te gjyqtares Fana, pra bashkeshorti i saj ka lidhje te aferta me kryeministrin cka shkakton edhe konflikt ne proces, pasi sipas tij ne kete menyre ceshtja do te paragjykohet.
Por gjyqtarja nuk ka pranuar te jape doreheqjen nga ky gjyq pasi sipas saj nuk ka motiv qe gjyqi te konsiderohet i paragjykuar. Megjithate gjykata caktoi qe trupe tjeter per shqyrtimin e kesaj kerkese.
Nderkohe gjyqtarja tjeter, Evgjeni Sinoimeri kerkoi te dorehiqet pasi sipas saj ka lidhje te aferta me avokatin e kryeminisrit. Kryeministri Berisha eshte paditur per shpifje edhe nga nena e kryesocialistit Edi Rama, zonja Aneta Rama dhe kjo ceshtje ndodhet po ne Gjykaten e Larte.
Top Channel