Ne pritje te tryezes…

05/02/2010 19:55

Presidenti u sugjerua si arbiter nga rezoluta e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes. Burime per Top Channel pohojne se ne Strasburg delegacioni shqiptar eshte perpjekur te minimizoje rolin e presidentit ne versionin final te rezolutes.

Por aktualisht, ndodhemi perpara nje fakti te kryer: ndermjetesia e kreut te shtetit eshte pranuar edhe nga partite shqiptare ne Tirane.

E megjithate, tryeza duket e paragjykuar qe ne fillim: si nga kryeministri, i cili ne intervisten per TCH u duk skeptik ndaj presidentit, ashtu edhe nga udheheqesi i opozites, per te cilin kjo tryeze eshte kurorezim i linjes se deritanishme.

Megjithate, analisti Lutfi Dervishi shprehet me optimist. “Nuk eshte saktesisht qe palet s’kane levizur. Kam parasysh intervisten e kryeministrit se eshte gati te zbatoje rezoluten e KiE. Zgjidhjet nuk jane vetem kutia dhe numerimi. Ne rezolute ka disa ceshtje dhe pikat kryesore te PS nuk nisin me hapjen e kutive”, ka deklaruar Dervishi per Top Channel.

Ndersa Skender Minxhozi eshte me skeptik. “Eshte e drejte kur thuhet se tryeza eshte e paragjykuar. Kemi kryeministrin qe nuk i permend emrin presidentit. Por per te ardhur ne thelb te situates, ende nuk ndodhemi prane zgjidhjes, por prane sugjestionit”, thote Minxhozi.

Te pyetur se i cilit do te ishte faji nese tryeza do te deshtonte, analistet kane opinione te ndryshme.

Sipas Dervishit, eshte mire qe te pritet fillimi i tryezes dhe pastaj te behen perfundime. “Duhet te presim te filloje tryeza. Bamir Topi po tregohet shume i kujdesshem”, ka theksuar ai.

Ndersa Minxhozi, fajin per nje deshtim eventual te tryezes ua ve dy partive politike. “Nese tryeza do te deshtoje, ajo nuk do te deshtoje nga mungesa e vullnetit te Bamir Topit, por nga mungesa e vullnetit te partive politike, qe nuk jane te gatshme te bejne leshime”, ka pohuar Minxhozi.

Kjo eshte hera e trete qe kreu i shtetit do te ule ne nje tryeze Sali Berishen dhe Edi Ramen. Hera e pare ishte ne nje tryeze per te ardhmen urbanistike te Tiranes dhe pak dite me pas, ne nje tryeze te zgjeruar politike per nje pakt per reformen ne drejtesi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA