
Shume organizata nderkombetare ne Shqiperi, perfshire edhe ambasaden e Shteteve te Bashkuara, nepermjet nje deklarate per shtyp shprehen shqetesimin serioz per raportimin e papergjegjshem dhe diskriminues ne disa media mbi dhunen ne familje, trafikimin, si dhe grupet e tjera vulnerabel.
“Raportimi i fundit per strehezat e viktimave te trafikimit dhe dhunes ne familje ka injoruar privatesine, dinjitetin dhe te drejtat njerezore te viktimave” thuhet ne kete deklarate.
“Komuniteti nderkombetar vlereson mbeshtetesit e shumte ne media, te cilet perpiqen te sigurojne raportim te lire, te drejte dhe etik”.
“Dhuna ne familje dhe trafikimi njerezor mbeten nje problem i perhapur ne Shqiperi”, thuhet ne deklarate.
Me tej ne te nenvizohet se, “te dhenat e fundit te publikuar nga INSTAT tregojne se 50.6% e grave ne Shqiperi kane vuajtur nga abuzimi emocional, 31.2% kane vuajtur nga dhuna fizike dhe 12.7% nga abuzimi seksual, ndersa 57% e femijeve jane perballur me dhune fizike”.
Deklarata perfundon me nje thirrje ndaj perfaqesuesve te medias qe te marrin me seriozitet rolin e tyre te rendesishem, te sillen ne menyre te pergjegjshme dhe te lobojne per mbrojtjen dhe respektin e vlerave, te drejtave dhe lirive themelore te shoqerise.
Top Channel