Mburoja e SHBA, Rumania acaron Rusine
05/02/2010 20:05
Vendimi i Bukureshtit zyrtar per te pranuar mburojen anti-rakete te Shteteve te Bashkuara, nuk la indiferente mosken, qe pret informacione dhe sqarime nga Uashingtoni.
Rumania u be vendi i pare i BE qe u fut ne kete projekt. Presidenti Basesku deklaroi se propozimi mori driten jeshile nga Keshilli i Mbrojtjes dhe tani duhet miratimi ne Parlament.
Mburoja nuk do te jete funksionale deri ne vitin 2015. Presidenti Barack Obama anuloi planin e presidentit Bush qe mbeshtetej ne Ceki dhe Poloni, e qe u kritikua ashper nga Rusia. Plani i ri synon te mbroje vendet aleate nga raketat e Iranit.
Top Channel