Autoritetet austriake kane refuzuar kerkesen per azil te bere nga nje shtetas serb qe shperndau ne media kaseten me pamje nga masakra e Srebrenices.

Lajmin e bejne te ditur mediat ballkanase, sipas te cilave Jovan Mirillo ka deklaruar se ai dhe familja e tij nuk kane asnje shans per te mbijetuar nese kthehen ne Serbi.

Madje, Mirillo u ka thene autoriteteve austriake se vellai i pronarit te kasetes u vra menjehere sapo u kthye ne Serbi pasi ishte debuar nga Holanda.

Kaseta permbante pamje qe tregonin se si ushtaret serbe po masakronin gjashte boshnjake myslimane te Srebrenices.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA