Ish-zedhenesi i policeve te Kosoves qe protestonin per rroga me te mira, Arbresh Dalipi, konfirmon per Top Channel njoftimin e Ministrise se Brendshme se eshte arritur kompromisi me qeverine e Kosoves.

Sipas Dalipit, kjo marreveshje ka bere qe te shperndahet keshilli i protestueseve. Megjithate, Arbresh Dalipi konfirmon permes telefonit se ka ende police te pakenaqur qe shprehin shqetesimin e tyre per marreveshjen.

Gjate nates, burime te Top Channel nga policet protestues kane konfirmuar pakenaqesite qe kane lindur ne mesin e tyre. Njesiti i cili ka kundershtuar dhe gati ka bere te pamundshme marreveshjen ka qene njesiti RSO i Pejes.

Kerkesat e 14 njesiteve te specializuara policore kane qene kontratat e perhershme, zbatimi i ligjit per policine, i miratuar nga Parlamenti, si dhe rritja e rroges baze per 100%.

Marreveshja tashme e arritur dyfishon buxhetin e Policise se Kosoves per vitin 2010, duke e bere ate 7 milione euro.

Jo zyrtarisht thuhet se rritja e rrogave do jete vetem 25%, mirepo kjo mbetet te konfirmohet me vone.

Policia ka bere te ditur se do te rishikohen dhe korrigjohen nga nje grup pune te gjitha gabimet qe jane shfaqur ne sistemin aktual te pagave, gabime keto te bera nga prokurimi, te cilet nuk i kane shperndare ne menyre te drejte mjetet ne llogarite e policeve per muajin janar 2010.

Top Channel