Kosove, AKR: Situata ekonomike alarmante
05/02/2010 19:45
Partia Aleanca per Kosoven e Re ka shprehur sot shqetesimin e saj per situaten e rende ekonomike ne Kosove.
Ne nje konference per shtyp, nenkryetarja e kesaj partie, Mimoza Kusari Lila ka deklaruar se qeveria po ben investime qe nuk kane asnje efekt ne rritjen e nivelit te ekonomise.
Ajo ka perfituar nga rasti per t’i bere thirrje qeverise qe te ndaje buxhetin ne menyre te drejte. “Sot kemi nje buxhet qe eshte perqendruar vetem ne shpenzime dhe investime, te cilat nuk e permiresojne aspak situaten ekonomike te vendit”, ka pohuar Lila.
Ajo ka theksuar se masat ad-hoc te qeverise nuk jane te mjaftueshme dhe ka shtuar se duhen ndermarre nisma per ndryshimin e legjislacionit per investimet.
Top Channel