Kakavije, skandal me doganieret greke

05/02/2010 08:00

Ne banken e drejtesise jane cuar dhjete doganiere greke me akuzen e korrupsionit. Prokuroria e qytetit te Janines ka hedhur ne gjyq pese doganiere te pikes kufitare te Kakavijes, kater te asaj te Mertzianis dhe nje te doganes qendrore te qytetit.

Para nje viti policia e Janines kishte marre informacion se disa doganiere te pikave kufitare me Shqiperine lejonin daljen nga Greqia drejt Shqiperise, te shume kamioneve me mallra, pa respektuar procedurat e duhura, duke marre shuma te medha ne dore nga shoferet e tyre.

Pas nje hetimi qe zgjati per disa muaj u zbulua se dhjete doganieret duke vepruar here ne menyre personale dhe here ne grup, lejonin daljen e kamioneve shqiptare pa respektuar kodin e doganave si dhe procedurat e marreveshjes se Shengenit.

Ende nuk eshte llogaritur demi qe ka pesuar shteti grek, por duke mesuar se vetem ne 15 muajt e fundit jane kryer 11.800 dalje te parregullta kamionash per ne Shqiperi nga dogana e Mertzianit dhe 4800 ne 4 vitet e fundit nga  dogana e Kakavijes, atehere demet llogariten ne miliona euro.

Pagesat ne dore qe u jepnin shoferet shqiptare doganiereve greke ,varionin nga lloji dhe sasia e ngarkeses ,ndersa shume here keta te fundit perdornin metoda te rafinuara per te mos u kapur nga organet e kontrollit.

Doganieret tashme perballen me tre  akuza ne baze te kodit penal: Pabesi ne detyre ,ne grup apo ne menyre personale,shperdorim te postit per interes personal,pastrim parash nga veprimtari e paligjeshme.

Nderkohe pritet qe ne seancat gjyqesore te hidhet me shume drite ne kete ceshtje duke zbuluar ne se ka edhe bashkepunetore te tjere ne doganat shqiptare.Burime prane policise se Janines shprehen se po kerkojne informacione se si kane lejuar organet shqiptare te hyjne ne vend per vite me rradhe sasi kaq te medha mallrash ,per te cilat nuk jane zbatuar procedurat doganore nga ana e kontrolloreve greke.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA