Inaugurohet ndertesa e Gjykates se Krimeve te Renda

05/02/2010 14:20

Megjithese ka dy vjet qe ka nisur nga puna, ku jane dhene dhjetera vendime e po zhvillohen dhjetra procese te tjera, drejtues te drejtesise ne vend se bashku me perfaqesues nderkombetare kane inauguruar ambientet e Gjykates se Krimeve te Renda ne nje ceremoni qe beri bashke prokurore dhe gjykates.

Ne ceremonine e inaugurimit te ketyre ambienteve ishte i pranishem ministri i Drejtesise Bujar Nishani, Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama, ambasadori amerikan Withers dhe ambasadori i BE-se, Helmut Lohan. Drejtuesi i Gjykates se Krimeve te Renda, Dritan Hallunaj falenderoi te togat e zeza per perkushtimin ne punen e tyre si dhe BE per investimin e bere per ngritjen e ketyre ambienteve.

Nderkohe Lohan theksoi se pervec infrastuktures nevojiten me shume investime, sepse sipas zotit Lohan kushtet e mira nuk jane te mjaftueshme, nevojitet nje strategji per te kaluar problemet.

Ne fjalen e tij ministri i Drejtesise foli per besimin tek drejtesia dhe njerezit qe e bejne ate. Projekti per ndertimin e nderteses se drejtesise ka kushtuar 6,5 milione euro dhe ne kete godine pervec gjykates jane sjelle edhe zyrat e Prokurorise se Krimeve te Renda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA