Hyjne ne fuqi gjobat milionere per kasat

05/02/2010 08:55

Ndryshimet ligjore qe u debatuan pak, por qe pesefishojne ndeshkimet per kundervajtjet fiskale te biznesit te madh e te vogel, veçanerisht ne lidhje me kasat fiskale dhe me sigurimet shoqerore, hyn ne fuqi sot dhe administrata tatimore po pergatitet per zbatimin e tij, bejne te ditur burime te mirinformuara.

Ndryshimet ne ligjin “Per procedurat tatimore” u miratuan ne Parlament me 23 dhjetor, ndersa dje u mbush afati ligjor pas publikimit ne Fletoren Zyrtare.

Shitjet pa fature fiskale, prishja e kases fiskale apo nderhyrja e paautorizuar te kasa mund te sjellin ndeshkime prej miliona lekesh per bizneset e zbuluara.  

Qe sot, çdo dyqan me kase fiskale do te duhet te vendose nje poster informues per klientet e vet, duke i kerkuar te mos largohen nga dyqani pa marre me vete faturen fiskale.

Mungesa e nje posteri te tille mund t’u kushtoje bizneseve 20 mije leke gjobe. Bizneset do te detyrohen gjithashtu qe perveç kases fiskale ne pune, te mbajne edhe nje tjeter rezerve. Vete mungesa e kases rezerve mund te denohet me 50 mije leke. Ne fakt, shumica derrmuese e bizneseve ende nuk jane informuar mjaftueshem per kete detyrim.

Problemet me te medha per bizneset duket se fillojne ne rast se ndokujt i shkon ne mendje t’i beje bisht sistemit. Keshtu, ne rast se inspektoret tatimore zbulojne se çmimet e mallrave te reklamuara jane te ndryshme nga ato te shenuara ne kase, mund te gjobitet me 30 mije leke.

Nese kapesh duke shitur mall pa e regjistruar si shitje, gjoba fluturon ne 100 mije leke. Ne rast se kapesh per here te dyte, gjoba shkon ne 500 mije leke. Per here te trete, rrezikohet mbyllja e biznesit per deri ne gjashte muaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA