Mbi 200 shtepi te kategorise se pare dhe te dyte ne Gjirokaster po shkojne aktualisht drejt rrenimit.
Banoret thone se kostoja e restaurimit eshte shume e larte dhe nuk mund te perballohet prej buxhetit familjar.
Me pamundesine financiare te banoreve lidhet interesi i paket per asistence teknike dhe keshilla restaurimi. Fondacioni ‘Butrinti’ ne bashkepunim me Zyren per Konservimin dhe Zhvillimin e Gjirokastres po implemtojne ne Gjirokaster projektin “Kirurgjia e Trashegimise”.
“Projekti i zyres se kirurgjise se trashegimise eshte nje nga nismat e ndryshma qe organizatat qe kane zyrat ne kete godine kane marre persiper per te rritur ndjeshmerine per teknikat e ndryshme traditcionale qe mund te kete arkitetuara gjirokastrite. Ka pasur interesim? Ka pasur jo dhe aq. Kjo tregon sa te ndjeshem jane qytetaret per kete teme”, u shpreh arkitektja Mirlinda Droboniku.
Megjithese investimet kane filluar te ndihen vitet e fundit ne Gjirokaster ato nuk kane synuar me se shumti hapesiren publike te trashegimise.
Top Channel