I derguari special i BE-se per pjesen veriore te Kosoves, Michael Giffoni ka deklaruar se synimi i tij kryesor eshte promovimi i se ardhmes evropiane te Kosoves ne pjesen veriore te saj dhe zgjidhja e problemeve te perditshme te popullsise lokale.

“Ne kete moment, BE nuk eshte shume e dukshme ne veri te lumit Iber, gje qe i sjell njerezit ne perfundime te gabuara, se BE nuk ka plane per kete rajon”, ka pohuar Giffoni.

Ai ka paralajmeruar se ne veri te Mitrovices se shpejti do te hapet “Shtepia e BE-se”, me qellim qe brenda nje kohe te shkurter te arrihet nje simbol i prekshem i pranise se BE-se ne veri te Kosoves.

“Ne nje plan afatgjate, shpresojme se “Shtepia e BE-se” do te behet seli e perhershme e BE-se ne veri te Kosoves”, ka shtuar Giffoni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA