Gerdeci, Minxolli “shet” Henrin

05/02/2010 15:00

“Nje dite para tragjedise se Gerdecit, Patrik Henri ka qene ne Shqiperi, na takoi mua dhe Mihal Delijorgjin duke firmosur nje kontrate per vijimin e punes”. Kjo eshte deklarata me e re e te pandehurit Dritan Minxolli i cili hodhi poshte deklaraten e derguar nga Zvicra pak dite pas tragjedise nga Patrik Henri.

Bosi i kompanise Sac mohoi aso kohe se kishte qene ndonjehere ne Shqiperi, ndersa Minxolli i solli mjaft detaje gjykates per pozicionin e ortakut amerikan ne ceshtjet e fabrikes.

Sipas Minxollit ne fillim te marsit Patrik Henri kishte qene ne fabrike dhe ka bere kontrolle te konteniereve me barut. Kjo pasi ne shkurt ishin larguar disa konteniere me ngarkesa baruti dhe po beheshin gati konteniere te tjere qe do te eksportoheshin, nepermjet portit te Durresit me nje anije izraelite.

Nderkohe Minxolli tha se Patrik Henri u rikthye ne Shqiperi nje dite para tragjedise per te folur per faturen financiare, d.m.th per shpenzimet qe ishin bere gjate procesit te demontimit dhe ne kontraten e firmosur ishte caktuar qe Delijorgji ta mbulonte kete ceshtje. Nderkohe duke qene se nje deshmitar okular i quajtur Haxhi Hoxha, ish-punetor ne fabriken e demontimit Gerdec konfirmoi se e kishte pare karrocen e salduar, sapo e kishin sjelle ne ambientet e Brendshme.Sipas deshmitarit, menjehere ajo shkaktoi zjarrin qe sipas tij solli edhe tragjedine.

Duke qene se ne kete pike deshmitaret perplasen me njeri-tjetrin nese ishte apo jo karroca shkaku i tragjedise, gjykata ka urdheruar qe kete te hene ne oren 11, oficere te policise gjyqesore ne prani edhe te avokateve te rikthehen ne Gerdec per te bere nje riekpsertim te materialeve te gjetura se fundmi per kete piste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA