Korporata shteterore çeke CEZ dyshohet se ka krijuar nje grup paraushtarak qe stervitet si force ushtarake dhe qe sherben si nje polici per mbledhjen e faturave te dritave, njoftoi se fundmi media çeke.
“Politikanet çeke reaguan te habitur dhe te sikletosur ndaj lajmit se kompania CEZ, e cila eshte nje nga lojtaret me te rendesishme ne tregun europian te energjise, ka financuar dhe trajnuar prej vitesh nje njesi speciale per ta perdorur kunder vjedhesve te energjise”, raportonte dje ‘Actualne.cz’. Ministri i Financave, Eduard Janota, pritet te merret ne pyetje nga Parlamenti gjate diteve te ardhshme.
“Perdorimi i nje grupi paraushtarak per te zbatuar ligjin eshte e papranueshme. Ne do te pyesim ministrin mbi kete çeshtje”, deklaroi kreu i Komisionit te Mbrojtjes ne Parlamentin e Republikes çeke, Jan Vidím.
Njesia e njohur si seksioni i humbjeve joteknike u zbulua kur nje avokat i dorezoi medias vendase nje kasete filmike te marre nga policia ku shihen njerez duke u stervitur.
Kaseta i eshte sekuestruar njesise nga policia. Aty shikohen punonjesit e CEZ-it, duke qelluar me arme, duke u pergatitur per perleshje fizike dhe duke bere kurs mbijetese per kushte ekstreme.
Pjese te tjera videosh paraqesin njesine duke kontrolluar shtepite si nje force e vertete komandosh. Policia e Çekise filloi hetimet kur u zbulua se kjo njesi ushtronte dhune te tepruar psikologjike kundrejt konsumatoreve. Nje pjese e videos tregon se si nje njeri kreu vetevrasje gjate nje kontrolli te befasishem te njesise speciale ne vitin 2005.
Ministri i Financave, Eduard Janota, komentoi: “E imagjinoj se CEZ mund te kete nje grup qe perpiqet te zbuloje vjedhesit e energjise. Gjithsesi, ligji zbatohet njesoj per te gjithe. Nuk i njoh detajet e kesaj çeshtjeje. Ne rast se informacioni del i vertete, do te diskutoj me menaxheret e CEZ-it”.
Ministri i Brendshem, Martin Pecina, u shpreh me me shume simpati per grupin paraushtarak: “Keta njerez merren me tipa te keqij si kultivuesit e marijuanes. Gjithsesi nuk eshte e drejte qe i njejti presion te ushtrohet edhe mbi njerezit e zakonshem”, tha ai.
Çeshtja pritet te shqyrtohet ne gjykate. Ne Çeki tregu i policive private dhe sherbimeve te sigurise ka nje numer me te madh te punesuarish se sa vete policia çeke. Kreu i bordit te mbikeqyrjes se CEZ, Marin Kocourek, thote se nuk sheh asnje problem ne ekzistencen e seksionit te humbjeve joteknike.
“Çdo kompani energjetike ka nje divizion te tille. Besoj se edhe RWE apo E.ON nuk veprojne ndryshe”, tha ai, duke permendur dy nga kompanite me te medha gjermane te energjise elektrike.
“Ajo qe u shfaq ne media sipas mendimit tim, nuk eshte e vertete. Ne mund ta verifikojme ate”, shtoi ai.
Top Channel