Bashkia mbjell peme te “Deshmoret e Kombit”

05/02/2010 12:50

Ne kuader te nismes “Nje qytetar, nje peme” Bashkia e Tiranes dhe kompania celulare Eagle Mobile kane mbjelle 25 pisha te buta ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit”.

Sipas Bashkise, kjo nisme ka gjetur mbeshtetjen e komunitetit tiranas, kompanive private, bizneseve te medha e te vogla, donatoreve vendas e te huaj dhe vullnetareve, te cilet po ndihmojne ne shtimin e hapesirave te gjelbra ne kryeqytet, me qellim uljen e ndotjes, pastrimin e ajrit dhe krijimin e nje ambienti te shendetshem.

Nje tjeter synim i kesaj nisme eshte te rrise vlerat e komunitetit, duke ndikuar ne ndjeshmerine dhe pjesemarrjen e qytetareve ne te tilla sipermarrjeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA