Anglia, Terry-t i hiqet shiriti i kapitenit

05/02/2010 17:30

Fabio Capello dhe John Terry jane takuar per te diskutuar pas skandalit qe ka perfshire futbollin britanik per shkak te zerave qe thone se kapiteni i Chelsea ka shkuar me ish te fejuaren e shokut Wayne Bridge.

Sipas mediave britanike, tekniku i kombetares ia ka hequr shiritin e kapitenit mbrojtesit per te ruajtur sa me te bashkuar skuadren ne prag te Boterorit 2010.

Lajmin e ben te ditur faqja ne internet e televizionit “Sky News”, sipas se ciles, tekniku italian ka vepruar sipas te gjitha parashikimeve, sepse uniteti i kombetares eshte gjeja me kryesore se ciles duhet t’i kushtohet rendesi. 

Kapiteni i ri i “Tre Luaneve” do te jete mbrojtesi i Manchester United, Rio Ferdinand.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA