Zogaj: Berisha e Rama te leshojne

04/02/2010 19:45

Ish-keshilltari i presidentit Mejdani, Prec Zogaj e sheh arritjen e nje konsensusi per zgjidhjen e krizes mes opozites dhe mazhorances si peng te vullnetit me te cilin dy lideret Berisha dhe Rama do te ulen ne tryeze per te negociuar.

Nisur nga eksperienca, Zogaj propozon edhe nje rruge se si mund te gjehet gjuha e perbashket duke lene te kenaqura te dyja palet.

“Kriza zgjidhet duke kerkuar dhe kryqezuar arsye dhe jo mos arsye. Palet duhet te jene luajale, por qeveria me fleksibel. Kutite mund te hapen ne nivel qarku”, ka deklaruar Zogaj.

Kete propozim zoti Zogaj e mbeshtet mbi faktin se te dy lideret duhet te tolerojne ne kerkesat e njeri-tjetrit, pasi sipas tij qofte Berisha qofte Rama do te duan te dalin me nder nga kjo situate e ngarkuar.

“Berisha dhe Rama pergjate dialogut me pranine e presidentit do shikojne te gjitha rruget qe i nxjerrin me nder nga kjo histori. Pasi kur flitet per dialog duhet respektuar vullneti i paleve”, ka nenvizuar Zogaj.

Prec Zogaj e shikon gjihesesi me optimizem tryezen e presidentit te Republikes Bamir Topi, e cila sipas tij do te jape nje zgjidhje qe do te kenaqe palet.

Kjo edhe per faktin se presioni nderkombetar per gjetjen e konsensusit eshte rritur ndjeshem sidomos per miratimit te rezolutes se Keshillit te Europes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA