Hetimet per zjarrin qe rrezikoi jeten e 150 femijeve ne kopshtin e qytetit te Patosit kane dale ne konkluzionin se ngjarja ka ardhur pas nje defekti ne qarkun elektrik te godines.
Dosja e ngjarjes, mbetur pa autor i eshte dorezuar sot prokurorise se Fierit. Zjarri qe shpertheu nje dite me pare dogji nje pjese te godines dhe ambienteve te brendshme ku mbaheshin me dhjetera femije te vegjel.
Personeli ka nxituar per t’i nxjerre te gjithe femijet jashte godines dhe per fat asnje pre duke nuk pesoi deme. Ndersa godina dhe ambientet e kopshtit u demtuan shume rende.
Mbi 80 shtreter ku qendronin femijet e vegjel u shkrumbuan, ndersa e gjithe godina eshte bere e papershtatshme per te vazhduar pune dhe duhen investime per ta sjelle ate ne gjendjen optimale per te pritur femijet.
Top Channel