Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaçi do te marre pjese ne mbledhjen e Grupit Drejtues per Kosoven qe mbahet ne fillim te javes se ardhshme ne Vjene.
Ne mbledhjen e qeverise, sipas Telegraf, kryeministri Thaçi tha se do t’i paraqese vendeve anetare te Grupit, perparimin e arritur ne Kosove me theks te veçante formimin e komunave te reja dhe zbatimin e Pakos se Ahtisaarit.
Kryeministri tha se do te flase edhe per reformat te cilat po i ndermerr Qeveria ne menyre qe raporti i progresit i Bashkimit Evropian te jete me i avancuar. Qeveria e Kosoves permes te parit te saj do te informoje Grupin Nderkombetar per Kosoven me angazhimet shtese te cilat jane ndermarre pas anetaresimit te vendit ne Banken Boterore dhe Fondin Monetar Nderkombetar.
Top Channel