Shkup, burg per jete tre ish-anetareve te UCK
04/02/2010 15:50
Gjykata themelore e Shkupit ka denuar sot me burgim te perjetshem tre ish-anetare te UCK-se, nen akuzen e vrasjes se nje agjenti te njesise speciale “Tigrat”.
Lajmin e bejne te ditur mediat maqedonase, sipas te cilave vendimi ne fjale u dha per Harun Aliun, Ismail Etemin dhe Bashkim Bajramin.
Nderkohe, nje i pandehur tjeter ne kete proces, Bekim Dardhishta eshte denuar me tre vjet burg per perfshirje ne te njejten veper penale.
Avokati i te pandehurve, Elenco Milanov ka deklaruar se vendimi i trupit gjykues nuk eshte i bazuar ne fakte, gje qe sipas tij ne nje sistem demokratik nuk do te lejohej.
Top Channel