Rusia kritikon planin per veriun e Kosoves
04/02/2010 17:55
Ministria e Jashtme e Rusise ka kritikuar sot strategjine per veriun e Kosoves, duke vleresuar se ajo nuk eshte kompetence e perfaqesuesit te posacem te Bashkimit Evropian.
Zedhenesi Andrei Nesterenko tha se rolin udheheqes ne zgjidhjen e çeshtjes se Kosoves e ka Keshilli i Sigurimit i Kombeve te Bashkuara, duke shtuar se kjo eshte shkruar qarte ne rezoluten 1244, e cila sipas tij, eshte ende eshte ne fuqi.
“Moska nuk e konsideron legjitime zyren e perfaqesuesit civil nderkombetar, e cila bazohet ne planin e Ahtisarit, respektivisht ne dokumentin qe nuk e ka miratuar Keshilli i Sigurimit dhe i cili nuk eshte ne fuqi”, ka pohuar zedhenesi.
Top Channel