Kryetari i Partise Socialiste deklaroi se themelor mbetet hetimi i kutive, hetimi i zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit per t’i dhene fund nje historie manipulimesh dhe per te siguruar ne te ardhmen zgjedhje te lira dhe te padeformuara.
“E gjithe kjo qe bejme eshte nje beteje per liri te votes te cdo qytetari te ketij vendi dhe per transperence te procesit zgjedhor perballe gjithe publikut shqiptar. Parlamenti drejtohet nga vullneti i publikut, i cili percakton rolet”, u shpreh Rama.
Rama ne nje takim me gazetare, ku jane te pranishem edhe qytetare flet per situaten politike.
Kampet politike duket se do te kene se shpejti tryezen e dialogut, ndersa kreu socialist theksoi se opozita nuk do te pergjumet por do te jete aktive edhe per alternativen tjeter, qe eshte protesta.
“Kryeministri Sali Berisha akuzohet per vjedhje votash dhe duhet te ishte ai i pari i interesuar per te rrezuar vertetesine e kesaj akuze”, thote Rama, duke kujtuar se shefi i qeverise flet per respektim kushtetute, kur ne fakt eshte pikerisht ai qe ka bere shkelje radhazi te dokumentit themeltar te shtetit.
Kryesocialisti Rama ashtu sikurse edhe me pare theksoi se mandatet e deputeteve te PS-se nuk do te digjen dhe eshte e kote qe Berisha bashke me Fatos Nanon dhe Ilir Meten te deshirojne qe ne 7 mars te nxjerrin grepat nga pjesa e turbullt ne fund te listave per te gerryer deputete qe t’i cojne ne parlament.
“Ne tryeze per zgjidhje”
“Ne shkojme ne tryezen e bisedimeve me shpresen qe ceshtjen ta zgjidhim aty dhe duam dialog me shpresen qe ceshtjen ta zgjidhim me dialog”, thote Rama.
Duke shprehur gatishmerine qe bojkoti te nderpritet, kreu i PS-se theksoi se cdo gje varet nga garancia qe do te kete per zgjedhjet e ardhshme.
Megjithate Rama theksoi se nuk mund te kete hetim te zgjedhjeve pa pare se cfare ndodhet ne kuti, per te zbuluar deformimet e medha dhe per te gjetur njerezit qe duhet te marrin pergjegjesite.
“Nuk ka vije te mesme ne kete situate. Por edhe ne luften me te papajtueshme ka gjithnje vend per nje tryeze ku palet flasin. Dialogu eshte eshte i domosdoshem kurdohere sidomos sot, ne rast se dialogu prodhon rezultatin e deshiruar kjo eshte nje ceshtje tjeter”, u shpreh Rama.
Kreu i PS-se theksoi se forca politike qe drejton e ka bere kompromisin, pasi e pa krimin elektoral, megjithate pranoi rezultatin si shprehje e vendimit te gjykates.
“Ne e kushtezuam hyrjen ne parlament per te permbysur sistemin e korrupsionit elektoral, i cili prej 20 vjetesh vetem sofistikohet po nuk c’rrenjoset nga sistemi yne”, theksoi kreu socialist.
Top Channel