PS: Hetim i pakufizuar

04/02/2010 15:25

Partia Socialiste duke shprehur edhe nje here gadishmerine per t’i dhene nje zgjidhje krizes politike ashtu sic parashikohet edhe ne rezoluten e miratuar nga Keshilli i Europes, ka rikonfirmuar qendrimin se gjithcka do te zgjidhej me ngritjen e komisionit hetimor i cili te kete objekt hetimor te pakufizuar per procesin zgjedhor te 28 qershorit.

Deputetja Arta Dade tha se hapja e kutive eshte momenti thelbesor mbi te cilin nuk mund te kete kompromis.

“Kur hetohet nje krim, me provat nuk mund te kete kompromis.Per opoziten kutite jane themeli i hetimit te zgjedhjeve te 28 qershorit. Sali Berisha nuk do te mund ta pengoje kurre me force kete hetim, prandaj ne e ftojme ate te reflektoje me seriozitet dhe te behet pjese e transparences qe kerkon opozita, shqiptaret dhe miqte tane nderkombetare e te heqe dore nga mjetet e vjeteruara per te keqinterpretuar rezoluten e Keshillit te Europes dhe te vonoje me argumenta false zgjidhjen e krizes”, u shpreh Dade.

Pak dite perpara tryezes se presidentit, Partia Socialiste ka nenvizuar serish kushtin e saj te panegociueshem, ate te hapjes se kutive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA