Prifti: Bankat, financim projekteve koncensionare

04/02/2010 16:10

Ministri i Ekonomise Dritan Prifti ka kerkuar nga bankat te financojne projektet koncensionare ne fushen e energjitikes.

Sipas ministrit deri tani jane planifikuar rreth 1,9 miliarde euro investime nga te cilat pritet prodhimi i 3 miliarde kilovatoreve energji me teper ne vit.

Prifti tha se qeveria do te jape te gjitha garancite financiare por edhe ligjore bankave per te dhene kredi per projekte energjitike.

“Kemi perfunduar draftin per ligjin per energjine e rinovueshme, ne kete ligj do te fiksohet periudha e tarifes se subvencionuar dhe garantuar per 15 vjet, cka do te sjelle me shume siguri per investitoret”, u shpreh Prifti.

Sipas Ministrise se Energjitikes nje tjeter problem te te cilin perballen investitoret kane qene edhe titujt e paqarte te pronesise si dhe vonesat per dhenien e licencave per koncensionet .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA