Ish deputeti Spartak Ngjela ka kritikuar kryeministrin Sali Berisha, duke thene se ai ka pak kulture juridike.
“Eshte e rende per nje njeri qe nuk ka kulture juridike si ky kryeminister qe bie brenda here here me Kushtetuten. Kolegji Zgjedhor nuk eshte ne pushtetin gjyqesor. Ju garantoj se kjo gjykate nuk eshte nen pushtetin gjyqesor sepse eshte jashte juridiksionit te Gjykates se Larte”, theksoi Ngjela per “Top Story”.
Ne vijim te bisedes, ai theksoi edhe nje here se nuk ka asnje pengese persa i perket pushteteve. “Por edhe sikur te ishte keshtu, hetimi parlamentar nuk ndalet. Kolegji elektoral nuk eshte asnje gjykate qe te jete brenda juridiksionit normal te shkalleve te gjyqesorit. Nuk mund te quhesh pushtet gjyqesor nese nuk kalon nga pushteti kontrollues i Gjykates se Larte”, shtoi Ngjela.
Ish deputeti demokrat tha gjithashtu se hetimi i zgjedhjeve nuk ka asnje pengese, pervec pengesave te manipuluesve. “Sali berisha eshte burim krizash”, shtoi avokati.
Top Channel