Aleksandri eshte vetem 5 muajsh dhe i ka shpetuar shembjes se shtepise, por jo te ftohtit te ketyre diteve dhe urise. Familja e tij nuk ka me nje strehe dhe gjyshja e tij 80 vjecare kerkon ndihme.
“Nuk kemi buke dhe ngrohje. Jemi keq dhe s’kemi asgje. Nuk vjen askush te na shohe, jemi gjalle apo kemi vdekur”, thote gjyshja.
Edhe i ati i te miturit tregon per veshtiresite e medha ne te cilat ndodhet familja. “Shtepia na u prish nga shiu i madh. Tani jemi keshtu”, shprehet ai.
Ata kane ardhur nga Dibra para disa vitesh, me shpresen per te gjetur nje pune dhe per te jetuar me mire. Por nuk ka qene e lehte.
Kjo familje eshte vendosur ne nje shtepi te braktisur qe i ngjan nje kolibeje, me tavane te hapura e me mure te shkaterruara. Kane bere ankese ne njesin bashkiake numr nje, por nuk ka ardhur asnje ndihme.
Top Channel