Ndoka: Tryeza e Topit, e deshtuar qe ne nisje

04/02/2010 21:55

Kryetari i PDK-se, Nard Ndoka ka bere pergjegjes kryeministrin Berisha per situaten politike ne vend.

Duke folur ne emisionin “Top Story” ne Top Channel, Ndoka e ka cilesuar si te deshtuar qe ne fillim tryezen qe pritet te mbahet nen drejtimin e presidentit Topi.

“Nuk ka asnje shprese, ajo eshte nje tryeze artificiale ne vrazhden e nje kerkese te nderkombetareve. Ajo eshte nje tryeze e deshtuar, pasi opozita ka vetem nje kerkese. Ceshtja nuk jane kutite, por Sali Berisha”, ka deklaruar Ndoka.

Sipas tij, kryeministri Berisha ka marre nen kontroll te gjitha strukturat shteterore, te cilat veprojne sipas deshirave te tij.

“Ne rastin e PDK-se, une kam pasur prova filmike nga KQZ per vjedhjen e votave, te cilat i kam dorezuar ne prokurori. Ka mbi 5 muaj, por kjo prokurori nuk po funksionon. Nese do te kemi nje shtet funksional, prokuroria do te turperohej, pergjegjesit do te nxirreshin para drejtesise dhe ne zgjedhjet e ardhshme do te ishte e pamundur qe te vidheshin lehte votat. Sot nuk kemi shtet funksional, kemi vetem pushtetin e Berishes”, ka pohuar Ndoka.

Si pasoje e kesaj situate, ka theksuar ai, edhe ceshtjet kryesore qe tregojne korrupsionin qeveritar nuk po marrin trajtimin e duhur nga institucionet kushtetuese.

“Kemi dosjen e Gerdecit qe nuk shqyrtohet, kemi korrupsionin me rrugen Durres-Kukes, kemi permbytjen e Shkodres, dosja e te ciles do te mbyllet para se te thahet uji. Berisha eshte nje njeri qe ka prodhuar kriza te vazhdueshme dhe nuk kemi garanci per te ardhmen”, ka shtuar Ndoka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA