Moratoriumi i skafeve, Kuvendi miraton pr/ligjin

04/02/2010 19:30

Kuvendi miratoi sot nje sere projektligjesh, mes tyre ate per mbrojtjen nga diskriminimi dhe ate per moratoriumin e mjeteve motorike ujore, i ashtuquajturi moratoriumi i skafeve.

Te vetmet mjete qe perjashtohen nga moratoriumi 3 vjecar i skafeve jane motoret e ujit.

Nisur edhe nga shqetesimet e pushuesve gjate sezonit turistik veror, ministri i Puneve te Brendshme Lulzim Basha sqaroi se ato do t’i nenshtrohen nje tjeter kuadri rregullues per levizjen e tyre.

Po ashtu, Kuvendi miratoi edhe disa shtesa ne ligjin per legalizimet. Sipas ndryshimeve te miratuara, ne disa raste nje pjese e pageses per ndertimet pa leje mund te behet edhe me letra me vlere, ne masen nga 50% deri ne 70%, ne funksion te siperfaqes dhe nese ndertimi eshte jashte por brenda vijes se verdhe.

Kuvendi miratoi edhe kontraten e lidhur ndermjet Ministrise se Mbrojtjes dhe shoqerise “EUROCOPTER” per furnizimin me 5 helikoptere te mesem shumerolesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA