Ministri Basha ne zyren e Ina Rames

04/02/2010 15:45

Heren e fundit qe hyri ne godinen e akuzes si ish-minister i Transporteve, Lulzim Basha iu pergjigj disa kerkesave te prokurorise per ta pyetur ate mbi ceshtjen Durres –Kukes.

Ndersa kete te enjte hyri ne Prokurorine e Pergjithshme si minister i Brendshem e doli prej saj pas nje takimi dy palesh me Prokuroren e Pergjithshme, Ina Rama pas diskutimeve per nje kishin si emerues te perbashket bashkepunimin dhe hetimet ne fusha te ndryshme.

Basha deklaroi se ishte nje takim pune mes institucioneve ku u diskutua per ligjin antimafie.

Ministri i Brendshem Basha shoqerohej ne viziten qe i beri prokurores se pergjitshme nga drejtori i pergjithshem i policise zoti Hysni Burgaj dhe zevendesdrejtori i Pergjithshem, Agron Kulicaj.

Ndersa zera te brendshem thane se ne tavoline perballe tyre u ulen per mese nje ore bisede zonja Ina Rama dhe dy te besuarit e saj , drejtorin e hetimit dhe kontrollit te ndjekjes penale dhe zoti Arben Dollapi

Ne takim kryeprokurorja shoqerohej nga drejtues te sektoreve te rendesishem te prokurorise por jo nga shefi i zyres se krimit ekonomik, prokurori Arben Kraja qe mori ne pyetje ministrin Basha per ceshtjen e rruges Durres-Kukes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA