Mesdhetaret e debores

04/02/2010 19:00

Saudita Laci eshte 15 vjec dhe jeton ne Puke. 6 vjet me pare ajo ka filluar te marre mesimet e para te skive dhe mesuesi i saj ishte i ati.

Kjo vajze eshte kampionia e Shqiperise per kete sport te rralle per nje vend mesdhetar si ky i yni. “Ne fillim e nisa me patina dhe vazhdova me skite”, shprehet ajo. Stervitja mbi ski i merr ore te tera gjate dites se saj.

“Eshte nje aktivitet shume i bukur dhe mua me pelqen shume sepse me duket sikur jam duke fluturuar”, shton adoleshentja. Skite jane edhe argetimi i saj i vetem sepse shoket e bashkemoshataret i gjen rralle. Ate e gjen gjithmone ne pisten prej debore.

“Nuk do heq kurre dore nga sporti i skive dhe synoj qe te behem nje mjeshtre gjithashtu”, pohon ajo. Pista eshte kuruar nga i ati i kampiones, Perparim Laci, i cili stervit nje ekip te rinjsh.

“Kjo piste ka 6 vjet qe eshte krijuar bashke me ekipin e skive te Pukes. Eshte piste me permasa te rregullta me permasa lokale e kombetare. Cdo vit kemi rritje te skiatoreve. “Eshte shume e veshtire sepse nuk kemi asnje ndihme financiare por pasioni na detyron te bejme keto gjera”, thekson Perparimi, i cili eshte nje nga te paket njerez qe ndjekin ende pasionin.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA