Banka Qendrore Evropiane i ka dhene driten jeshile planit anti-deficit te Greqise, te miratuar diten e djeshme nga Komisioni Evropian.

“Ngrirja e rrogave, reforma e pensioneve dhe taksat e reja perbejne nje hap ne drejtimin e duhur”, ka nenvizuar drejtori i BQE, Jean Claude Trichet.

Ai ka nenvizuar se tani eshte e domosdoshme qe Athina zyrtare te arrije objektivat.

Persa i perket situates ne tere Evropen, Trichet ka paralajmeruar se papunesia ne eurozone do te rritet duke demtuar konsumet. Ndersa sa per taksat e interesit, ato sipas tij do te jene ne nje nivel te pershtatshem.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA