Kosove, sistemi i pagave kaotik
04/02/2010 20:50
Kosova ka nje sistem te crregullt te pagave. Mungesa e ligjit per pagat ka bere qe drejtoret te mund te rrisin pagat e tyre, ndersa per punonjesit te diskutohet ne baze te buxhetit.
Keshtu, edhe deputeteve mund t’u behet rroga nga 1000 euro ne 1500. Por qeveria e Prishtines ben te ditur se po punon per zgjidhjen e kesaj situate.
“Po punojme. Situata vjen nga mungesa e nje pakete per sistemin e pagave. Por kemi kaluar ligjet dhe presim qe gjerat te rregullohen”, ka deklaruar ministri Arsim Bajrami.
Nderkohe, pjesetare te shoqerise civile kane theksuar se rritja e pagave nuk perkon me gjendjen ne Kosove.
Top Channel