Prej disa oresh, ministri i Puneve te Brendshme te Kosoves po negocion me policet greviste ne Gracanice.
Jo zyrtarisht mesohet se oferta e fundit e qeverise per policet e njesive speciale, te cilet kerkojne rritje rroge, eshte shtimi i pageses me 50 euro, gje qe eshte refuzuar nga grevistet.
Perfaqesuesit e grevisteve, sic na njofton nga mjediset e greves gazetari yne, jane te vendsur t’i shkojne deri ne fund kerkeses se tyre qe paga t’u rritet 100%.
Me heret gjate dites, zedhenesi i policeve greviste tha se protesta e tyre mund te pershkallezohet, por ai nuk dha detaje se cfare forme tjeter mund te marre ajo.
Protestes se njesive speciale iu bashkuan gjate dites edhe policet kufitare te pikes se Hanit te Elezit, ne kufirin mes Kosoves e Maqedonise.
Ndersa gjate dites zevendeskryeministri i Kosoves, Hajredin Kuci tha se rritja e pagave nuk mund te behej pasi qeveria e Kosoves nuk kishte kapacitet buxheti per kete qellim.
Top Channel