Kosova shume shpejt do te hape ambasaden e saj ne Maqedoni, por emerimi i diplomatit qe do te perfaqesoje Prishtinen duket se eshte ende larg.

Kjo, pasi Shkupi nuk ka mbetur i kenaqur me 12 kandidatet qe morren pjese ne konkursin e emerimit qe u zhvillua ne Kosove.

Nuk dihet ende nese per postin e ambasadorit ne Shkup do te mbahet nje konkurs tjeter, por ceshtja ka kaluar ne duart e kryeministrit dhe presidentit te Kosoves.

Nderkohe, Ministria e Puneve te Jashtme ka hartuar amendamentin e ligjit per sherbimin diplomatik, i cili pritet te miratohet javen e ardhshme ne Kuvend.

Ndryshimet ne ligjin ne fjale do te mundesonin qe ambasadoret e rinj te Kosoves te zgjidhen pa konkurs.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA