Ministri i Puneve te Jashtme, Skender Hyseni, eshte takuar me ambasadoret e Shteteve te Komunitetit te Karaibeve te akredituar ne Washington, D.C, duke vijuar perpjekjet per te bindur shtetet qe ende nuk e kane njohur republiken e Kosoves.

Ne kete takim, ministri Hyseni u eshte drejtuar ambasadoreve me nje fjale qe ka pasur per qellim te prezantoje dhe argumentoje nevojen dhe drejtshmerine e aktit te njohjes se shtetit te Kosoves, si dhe eshte pergjigjur ne interesimet e ambasadoreve, thuhet ne nje komunikate te MPJ-se, ben te ditur Telegraf.

Ministri ka folur per kontekstin specifik ne te cilin eshte krijuar shteti i Kosoves, duke filluar me shperberjen e dhunshme dhe jo-konsensuale te ish-Jugosllavise, shkeljet masive te te drejtave te njeriut dhe lirive themelore, e deri te nderhyrja e NATO-s, administrimi nderkombetar i Kosoves dhe negociatat per statusin.

Top Channel