Golf, Tiger Woods ne fushe pas 10 ditesh

04/02/2010 14:40

Tiger Woods mund te kthehet ne fushe pas disa ditesh. Lajmin e ka bere te ditur “Herald Sun”, sipas se ciles numri 1 i golfit do te lere shume shpejt kliniken e rehabilitimit Hattiesburg, ne Mississippi, ku kampioni eshte shtruar prej 40 ditesh.

Ai ka ndermend te marre pjese ne Accenture Match Play Championship, ne program me 15 shkurt, nje turne qe e ka fituar tre here.

Sidoqofte, sipas Radaronline.com, gruaja e Woods, Elin, ka shkuar ne qendren e rehabilitimit per te kthyer ne shtepi te shoqin brenda kesaj jave.

Pushimet e detyruara ne Mississippi, mes dy bashkeshorteve, duket se ka afruar ciftin.

Top Channel