Gjinushi: Kriza, nga shkelja e Kodit Zgjedhor

04/02/2010 22:05

Kryetari i PSD-se, Skender Gjinushi ka deklaruar se kriza politike ne vend nuk ka ardhur nga modeli i Kodit Zgjedhor, por nga shkelja e tij nga kryeministri Berisha.

Duke folur ne emisionin “Top Story”, Gjinushi ka komentuar edhe deklaraten e presidentit Topi te dhene pak kohe me pare per TCH, se partite duhet te mendoheshin mire para se te percaktonin sistemin elektoral.

“Mesazhi i Topit ishte qe vete e gatuan, vete e peson. Kete mund ta thoshim edhe ne se partite tona jane te demtuara, por kriza nuk erdhi nga zbatimi i kodit dhe nga te keqijat e tij. Kriza ka ardhur nga shkelja e kodit dhe e rekomandimeve te OSBE/ODIHR. Pra, kriza fillon dhe mbaron me nje semundje te Berishes, qe te drejtat e pakices do t’i zbatoje ashtu sic do”, ka pohuar Gjinushi.

Sipas tij, Berisha kerkon te kontrolloje gjithcka, perfshire hetimin mbi zgjedhjet e 28 qershorit, duke vendosur vete se cfare do te hetohet.

“Berisha thekson se, t’i kete te drejte te rinumerosh, por ato qe do te rinumerohen i vendos une. Ngritja e komisionit hetimor eshte nje e drejte kushtetuese e pakices dhe PS iu kthye kesaj te drejte. Por perseri kemi te njejten pergjigje, do hetosh, por do hetosh ato qe te them une”, ka nenvizuar Gjinushi.

Ai ka shtuar me tej se Kushtetuta ka vetem nje nen persa i perket ngritjes se komisionit hetimor dhe ka saktesuar se ky nen nuk ka asnje kufizim ndaj procesit hetimor.

“Kushtetuta zbatohet drejtperdrejte dhe Kushtetuta per komisionin hetimor ka vetem nenin 77, qe thote se opozita mund te ngreje komisionin hetimor dhe nuk ve asnje kufizim. Nese ngrihet problemi tek gjykatat, ne Kushtetute thuhet se perfundimi i komisionit hetimor nuk eshte detyrues per gjykatat. Gjithashtu, Kushtetuta thote se interpretimi i Gjykates Kushtetuese vetem perforcon hetimin”, ka shtuar Gjinushi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA