Gati lista e barnave me rimbursim

04/02/2010 15:10

Zgjidhet ngerci i krijuar mes grosisteve dhe Ministrise se Shendetesise per furnizmin e tregut me medikamente te rimbursueshme. Ministri i Shendetesise Petrit Vasili shprehet se grosistet tashme e kane gati listen e re te barnave.

“Absolutisht kemi nje liste te pasuruar me barna te reja. Jane me shume se 16 alternativa te reja qe i shtohen listes se barnave”, u shpreh ministri i Shendetesise, Petrit Vasili.

Ministria e Shendetesise ka ne dispozicion kete vit rreth 5.3 miliarde leke per ilacet e rimbursueshme. Ndonese synohej te shtoheshin me shume artikuj nga te cilet te kishte edhe me shume perfitues, kete vit jane shtuar vetem 16 artikuj qe sipas ministrit te shendetesise jane alternativa per patologji qe prekin nje numer te madh pacientesh.

Pak kohe me pare distributoret qe hedhin ne treg ilace te rimbursueshme kishin kercenuar se do te linin tregun bosh, per shkak se lista e ketyre medikamneteve nuk ishte miratuar ende dhe se rritja e euros kundrejt lekut po i nxirrte bisneset e tyre me humbje. Lista e re me medikamnete te rimburshme pritet  te miratohet ne mbledhjen e radhes te qeverise.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA