Freeman: Obama nuk krahasohet me Mandelen

04/02/2010 16:50

Aktori 73 vjecar, Morgan Freeman ka nje admirim te madh per ish presidentin e Afrikes se Jugut dhe simbolin e lirise, Nelson Mandela.

“E kam takuar ne vitin 1997 dhe besoj se as Papa nuk do me jepte aq shume emocione sa ai”, shprehet aktori qe ka luajtur ne filmin kushtuar Mandeles, “Invictus”.

Me tej, Freeman shton se ka pak rendesi cfare eshte Mandela per te, sepse sipas tij, e rendesishme eshte pesha qe ka ai tek njerezit. “Obama apo Mandela? Nuk mund te behen krahasime vetem sepse jane te dy me ngjyre. Obama ka gjysmen e viteve te Mandeles dhe nuk ka bere burg. Mandela ishte nje monolit ne brendesi te nje partie monolitike, ndersa Obama ka kunder nje opozite te forte qe kerkon ta pengoje me cdo kusht”, shton aktori amerikan.

Filmi “Invictus” bazohet ne librin “Duaje armikun tend” te John Carlin. Ne te rrefehen episode te viteve ’90 ku presidenti Mandela punoi per te bashkuar dy raca te ndara prej shume dekadash ne Afriken e Jugut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA