Erion Tola, flamuri kuqezi ne Vankuver 2010

04/02/2010 19:20

Nese ne Lojrat Olimpike Dimerore Vankuver 2010 do valvitet edhe flamuri shqiptar, kjo eshte merite e Erion Toles.

I lindur 23 vjet me pare ne Shqiperi, ai ka kaluar 19 vitet e fundit te jetes ne Itali, ku eshte rritur dhe formuar profesionalisht. Ishte vetem 7 vjec kur provoi per here te pare skite. Ne syte e te atit, Ferdinandit, ai eshte nje djale me vullnet te madh. “Do edhe te punoje edhe te stervitet.

Ne kurriz ka mbi 300 gara. U rrit me shpejtesine dhe rrezikun. Ky sport jeton me veshtiresine”, thote ai. Pasioni i Erionit per kete sport eshte kurorezuar me disa trofe lokale. “Gjate dimrit ai merret vetem me ski dhe ne vere stervitet ne akullnaja, pastaj si sport ushtron edhe golfin ku ka edhe rezultate shume te mira”, shton Ferdinandi.

Nderkohe, per sekretarin e pergjithshem te olimpizmit, Stavri Bello, ky eshte nje sport shume i rrezikshem. “Eshte nje sport shume i rrezikshem, ku ne sllallomin gjigand arrin shpejtesine 101 km/h por ate e karakterizon guximi. Erioni e ka kete aftesi prandaj edhe ai ka arritur te kualifikohet”, thekson Bello.

Nderkohe, i ati, Ferdinandi rrefen edhe deshiren e djalit per t’u veshur kuqezi: “Te jesh shqiptar eshte semundja me e keqe ne bote sepse nuk heq dot dore nga deshira e te qenit shqiptar”.  

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA