Dinho, Abramovich tentoi të korruptonte drejtuesin e Barcës 

04/02/2010 13:30

Faqja e internetit e tabloidit britanik “Sun” ka publikuar sot një lajm për një negociatë prej 7 milionë stërlinash, që klubi i Chelsea u ka ofruar privatisht dhe jashte negociatave krerëve të Barca-s për të blere fatanzistin brazilian Ronaldinho.

 

Abramovich ka preferuar te zgjedhe nje rruge te shkurter per te bere te vetin lojtarin brazilian, duke ia ofruar shumen e majme si premio ish zv/presidentit Rosell. 

Denoncimi është bërë nga presidenti i klubit katalanas Joan Laporta, i cili e ka shkruar të zezë mbi të bardhë në librin e tij “Një ëndërr për fëmijët e mi”.

Libri në fjalë ka dalë në shitje të hënën e kaluar në Spanjë, duke i drejtuar gishtin zëvendëspresidentit të asokohe, Rosell. I menjëhershëm ka qenë reagimi i klubit anglez, që ka hedhur poshtë cdo deklaratë.

Top Channel