
Ndersa ka nisur te debati mbi ligjin e ri te policise gjyqesore, ku edhe juristet i tremben anashkalimit te prokurorise gjate hetimeve, ministri i Drejtesise Bujar Nishani deklaron se projektligji per policine gjyqesore, nuk i heq te drejten e hetimit prokurorise.
Sipas Nishanit kjo e drejte eshte e percaktuar ne kushtetute.
“Keto nderhyrje nuk mund te prekin te drejten e hetimit qe Kushtetuta ia jep organit te Prokurorise, pasi nje nderhyrje e tille do te thote ndryshim ne Kushtetute”, u shpreh Nishani.
Numri nje i drejtesise nuk ka pranuar faktin se prokuroret nuk do te mund te nderhyjne ne hetime, ai thote se po punohet ne baze te nje urdheri te perbashket midis ministrit te Brendshem dhe prokurorit te Pergjithshem dy vjet me pare.
“Baza mbi te cilen po punohet eshte nje udhezim i perbashket i firmosur para dy vitesh nga Ministria e Brendshme dhe Prokurorja e Pergjithshme”, u shpreh Nishani.
Pas daljes nga Prokuroria e Pergjithshme ku takoi Ina Ramen, edhe ministri i Brendshem Basha ka kembengulur ne te njejtin qendrim.
Top Channel