Apeli “doreshtrenguar” ndaj Tiranes

04/02/2010 15:50

Ka pasur vetem nje lekundje Komisioni i Apelit te Federates Shqiptare te Futbollit ne vendimet e ndeshkimit qe kishte marre me 26 janar per klubin Tirana, drejtuesit, trajnerin dhe futbollistin Devis Muka nga Komisioni i Disiplines.

I mbledhur diten e enjte, Komisioni i Apelit ka vendosur qe te reduktoje nga 8 ndeshje ne 6 pezullimin per kapitenin bardheblu Devis Muka, nderkohe qe vendimet e tjera te disiplines mbeten ne fuqi.

Keshtu skuadra e Tiranes do te luaje 4 ndeshje pa tifoze, do te kete nje gjobe prej 300 mije lekesh, ndersa trajneri Alban Tafaj per goditjen ndaj Elis Bakajt do te qendroje 1 vit i pezulluar.

Top Channel