Aksidentet, masa per aksin Fushe Kruje-Lezhe
04/02/2010 20:40
Nje nga akset rrugore me te rrezikshme ne vend dhe me numrin me te madh te aksidenteve eshte segmenti Fushe Kruje-Lezhe.
Nje pjese e ketij aksi mbulohet me kontrolle nga drejtoria e policise se Lezhes, drejtuesi i se ciles deklaron se jane rritur masat e kontrollit per te ndalur aksidentet.
“Vetem per muajin janar jane bllokuar 70 automjete dhe 20 leje drejtimi. Jemi te angazhuar per te siguruar parametrat qe kerkon koha. Patjeter qe ne kemi pergjegjesine tone, ne jemi pjese e atij aksi rrugor qe ka problematiken e vete. Por kete muaj ne e kemi mbyllur pa aksidente fatale”, ka deklaruar Muharrem Farruku.
Top Channel