Ne aksin rrugor Elbasan–Metalurgji dhe Unaza jugore e qytetit ka pothuajse 1 muaj qe ndricimi nuk funksionon.
Shkak per kete jane bere vjedhjet e kabllove elektrike nga persona te ndryshem qe shesin per skrap materialin e vjedhur. Sipas burimeve zyrtare vjedhja e ketyre kabllove eshte bere nje fenomen problematik, duke qene se ato jane zevendesuar disa here nga punonjes e Bashkise.
Vlera totale e vjedhjeve te shpeshta te kabllove, qe mundesojne ndriçimin e rruges ka shkuar me miliona leke. Por me shqetesues eshte rritja e aksidenteve per shkak te mungeses se ndricimit.
Shqetesim ne kete segment e autostrades Elbasan- Metalurgji dhe ne Unazen Jugore te qytetit jane edhe shtyllat e ndricimit te cilat jane demtuar prej aksidenteve automobilistike dhe demtuesit nuk denjojne qe te paguajne demtimet.
Top Channel