Schumacher nuk ka me dhimbje ne qafe

03/02/2010 14:30

Michael Schumacher, i cili eshte kthyer ne Formula 1 me skuderine Mercedes, nuk ka me dhimbje ne qafe.

Lajmin e ka bere te ditur mjeku i tij, Johannes Peil. “Konstatoj se ai mund te perqendrohet plotesisht tek makina”, ka deklaruar Peil per agjencine e lajmeve “SID”, ne prag te provave ne cirkuitin e Valencias.

“Nuk ka asgje qe ta bezdise, nuk ndihet aspak i kufizuar apo i shqetesuar. Kishim kete pershtypje gjate periudhes se pergatitjes dhe kjo pershtypje eshte konfirmuar pas 40 xhirove te para”, ka shtuar mjeku.

Top Channel