Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne Kosove nuk ka marre ende nje vendim perfundimtar persa i perket procesit te zgjedhjeve lokale ne komunen e Gjilanit.

Kryetarja e ketij institucioni, Nesrin Lushta nuk ka dhene asnje sqarim lidhur me situaten, si dhe nuk ka permendur asnje date se kur KQZ do te dale me nje vendim.

“Ende nuk eshte vendosur gje per Gjilanin. Aktualisht jemi duke punuar ne kete drejtim dhe kur te dalim me nje qendrim do t’ju njoftojme”, u ka thene Lushta gazetareve.

Komisioni Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtesa kishte sugjeruar perseritjen e votimit edhe ne kete komune per shkak te parregullesive, por KQZ nuk e ka aprovuar kete rekomandim.

Top Channel