Kaka, dhimbja ne ije behet kronike

03/02/2010 15:40

Kaka po kalon nje moment jo te mire ne Spanje me Real Madrid dhe kjo vjen si pasoje e problemeve fizike qe ai po kalon.

Sipas mediave vendase, sulmuesi brazilian duhet te vuaje deri ne fund te karrieres nga dhimbja ne ije dhe per kete duhet te trajtohet perdite pasi dhimbja eshte bere kronike. Lajmin e jep gazeta “Marca”, sipas se ciles, Kaka vuan prej nje muaji e gjysme nga ky problem dhe ai duhet te kryeje gjysme ore me shume stervitje se shoket e skuadres.

Kete program ai duhet ta ndjeke deri ne fund te karrieres se tij, ne menyre qe problemet te mos shtohen ne te ardhmen. Gjithesesi, mjeket sigurojne se braziliani do rikthehet ai i koheve magjike te Milanit.  

Top Channel