Hyseni: Prioritet, procesi i njohjeve
03/02/2010 11:30
Ministri i Jashtem i Kosoves, Skender Hyseni ka mbajtur nje fjalim ne universitetin “Johns Hopkins” ne Uashington, ku ka theksuar se procesi i njohjeve eshte prioriteti kryesor i qeverise kosovare.
Gjithashtu, Hyseni ka nenvizuar se Prishtina zyrtare po i kushton nje rendesi te vecante edhe procesit te integrimeve ne strukturat evropiane.
“Qellimi madhor perpara nesh eshte integrimi ne BE dhe NATO”, ka pohuar shefi i diplomacise kosovare.
Hyseni ndodhet ne Uashington per te marre pjese ne seancen tradicionale te Lutjes se Mengjesit, qe drejtohet nga presidenti amerikan.
Top Channel